Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Klinikën Infektive të Spitalit Regjional, ku u informua se deri në këtë moment nuk ka asnjë rast të dyshimtë me Covid-19.
Haziri pas kësaj vizite ka thënë se janë në ditën e 16 në luftën për ta parandaluar këtë pandemi.
“Vazhdojnë masat e njëjta në mënyrë që mos të lejojmë asnjë mënyrë që të përhapet ose me dal nga burimi që e kemi identifikuar. Unë apeloj në veçanti familjes Shaqiri, nuk ka nevojë të shqetësohet, solidarizohemi me ta, nuk ka nevojë të dal nga shtëpia, nuk ka nevojë të vijë në spital, ne i shkojmë në shtëpi kur ka nevojë por krejt koha që duhet me pas mirëkuptim është 14 ditëshi i vetizolimit. Kjo është periudha ku virusi duhet të trajtohet duke qëndruar brenda. Spitali i Përgjithshëm, IKSHP dhe Klinika In fektive janë në vijën e parë të luftës. E falënderoj dr, Burbuqe Shkodra, dr. Ajhane Sefiu dhe dr. Ukshin Ismaili dhe krejt ekipin e mjekëve që 24 orë e shtatë ditë nuk po ndalen në ballafaqimin edhe me rastet tjera, jo vetëm me pandeminë”, tha ai.
Haziri pohoi se do të vazhdohet me masat e njëjta të shtrëngimit, në mënyrë që të mos lejohet përhapja, derisa theksoi se familja Shaqiri nuk ka nevojë për shqetësim.
“Të gjithë e vetizoluarit në Gjilan e kanë kaluar fazën kërcënimit të infektimit por edhe me tutje me dorëza, me maska, me mjete higjienike t’i pastrojmë duart, mos të lejojmë distancë, mos të ketë kontakte të njerëzve edhe më tutje, sepse nuk ka kaluar asgjë, edhe më tutje jemi në situatë të pandemisë, duhet të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe luftojmë bashkërisht. Largimi i masës së kufizimit në qytet ka filluar të përdoret edhe për nevoja të paarsyshme. Unë në apeloj të vetëpërmbahuni, nuk ka nevojë të dilni gjatë ditës edhe pse është lejuar dalja, vetëm me nevoja emergjente, vetëm për nevoja të furnizimit del kryefamiljari ose dikush nga familja, vetpërmbajtja është shpëtim”, tha ai, për KP duke shtuar se në Gjilan nuk ka asnjë rast.
Pas takimit ka folur edhe infektologia Burbuqe Mustafa, drejtoresha e Qendrës Rajonale e Shëndetit Publik, Ajhane Sefiu dhe drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Ukshin Ismaili.
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...