Me rastin e 3 dhjetorit, Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, kryetari në detyrë i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se se viti 2021, me propozim të Handikosit, është trajtuar si vit i mundësive të barabarta.
Haziri ka deklaruar se kanë punuar mbi parimin dhe besimin se Zoti na ka falur të barabartë, derisa theksoi se parku “Baja” i cili është paraparë të ndërtohet, i është dedikuar këtij komuniteti.
“Në Ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, ndihem mirë që programi infrastrukturor për qasje dhe mundësi të barabarta është në implementim e sipër në Gjilan. Me Handikos-in dhe shoqatat që trajtojnë këta persona, kemi pasur bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë, gjithnjë në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara dhe me propozim të tyre vitin 2021 e kemi shpallur vit të mundësive të barabarta. Ne kemi punuar në vazhdimësi mbi parimin dhe besimin se Zoti na ka falur të barabartë dhe mungesa e një gjymtyre zëvendësohet natyrshëm për t’u bërë të barabartë në jetë. Urime 3 dhjetori, festofshim bashkë gjithmonë në kushte më të mira”, u shpreh Haziri.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë