Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur takimin me task-forcën për menaxhimin e thatësisë, ku është vlerësuar se gjendja me furnizim me ujë të pijes është e vështirë për shkak të konsumit të shtuar të ujit, mirëpo ka konfirmuar se në bashkëpunim me Kompania Regjionale të Ujit “Hidromorava” dhe me institucionet që e monitorojnë shpenzimin, qytetarët e Gjilanit nuk do të mbeten pa ujë të pijes edhe nëse është i nevojshëm furnizimi alternative.
“Kishim takimin e përbashkët ndërinstitucional për të vlerësuar gjendjen me furnizim me ujë, ku është konstatuar se reshjet e fundit e kanë ndihmuar gjendjen e vështirë që kishim, por ende të pamjaftueshme për furnizim pa reduktime. Edhe më tutje apelojmë që shfrytëzimi i ujit të mos ndodh jashtë kritereve dhe kërkesave. Jemi në monitorim të vazhdueshëm me inspektorët komunal, zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe punëtorët e ndërmarrjes, dhe deri më tani nuk kemi shqiptuar dënime për këqpërdorim të ujit, përpos vërejtjeve që kemi dhënë në disa raste”, ka thënë kryetari Haziri.
Ai ka potencuar se në kuadër të furnizimit me ujë të pijes, ka filluar të shënohet rritja e konsumit dhe kjo është normale për shkak të ardhjes së bashkëatdhetarëve tanë, por i sigurojmë qytetarët se projektet e Komunës në rrjetin e ujësjellësit do të vazhdojnë sikur në lagjen “Skifter Arifi”, pastaj përfundimin e rrjetit në lagjen “Porodin”, do të vazhdohet me programin e rregullimit të rrjetit të kanalizimit në rrugën e Prishtinës tek aeroporti bujqësor dhe në lagjet e tjera.
“Uji është jetë dhe duhet ta ruajmë të gjithë bashkërisht deri në stabilizimin e gjendjes. Një lajm i mirë është se tashmë projekti për furnizim nga burimet alternative është dorëzuar në qeverinë e Kosovës duke marrë mbështetjen e ministrit të Financave Bedri Hamza, atij të ambientit Fatmir Matoshi dhe ministrit të zhvillimit ekonomik Valdrin Lluka dhe presim që shumë shpejt të aktivizohet fondi emergjent për Gjilanin”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.
Ndërsa në fjalën e tyre drejtori i KRU “Hidromorava”, Muhamet Suliqi dhe komandanti i Stacionit të Policisë në Gjilan, Alban Ramushi, kanë potencuar angazhimin maksimal për furnizim me ujë, me reduktime dhe gjendje gatishmërie edhe për furnizim alternative, sikur që kanë njoftuar për masat shtrënguese për ata që bëjnë keqopërdorimin e tij, duke shprehur falënderimin për mirëkuptimin qytetarë që po ndodh në këtë kohë të vështirë.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...