Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri komentoi mbi gjendjen në veriun e Kosovës pas vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq në Mitrovicën Veriore.
I ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Haziri tha se ekziston një rrjet kriminal serb në veri i cili po fuqizohet edhe nga politikanë shqiptarë për shkak të nevojës së votave të pakicës për krijimin e qeverive.
Sipas tij, rajoni i veriut është shndërruar në një vrimë të zezë në të cilën po ka gjithnjë e më pak kontroll shteti i Kosovës.
“Milan Radojçiq është në vitet e fundit është figura kryesore politike në veri. Veriu fatkeqësisht është vrimë e zezë ku diçka tjetër është mbi shtetin. Po del ajo që e kemi pa apo në mënyrë figurative është quajtur ‘Territor i askujt’ .Autoriteti i Kosovës nuk po shkon deri në fund duke e ruajtur atë fragjilitet që nuk garanton asgjë”, tha Haziri.
Ai po ashtu foli lidhur me politikat e tashmë të ndjerit Ivanoviq dhe mënyrën e vrasjes së tij që sipas tij ka qenë mirë e organizuar.
“Gjashtë plumba një politikanit në Kosovë… Ata e kanë ditë saktë çka po dojnë me bo edhe që nuk duhet me leju dështimin e aksionit. Reagimi i shqiptarëve ishte me një solidaritet. Është një figurë shumë kontraverse, në politikë ka hy me një mbështetje të Beogradit”, tha Haziri.
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...