Haziri u bënë thirrje deputetëve të votojnë për ratifikimin e ligjit për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza për Gjilanin

23:05 | 8 Korrik 2020
L G

I pari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri u ka bërë apel të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës pa dallime politike që të votojnë ratifikimin e ligjit për ndihmë financiare në ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza për Gjilanin.

Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është jetike zgjidhja e problemit më të madh për qytetarët e Gjilanit dhe vendbanimeve tjera në këtë komunë.

“Janë katër vite punë në studimin e fizibilitetit, projektit detaj, takimeve me qytetarë për shpronësime, vendimi i Kuvendit te Komunës e takime me donatorë e Qeveri. BERZH, Banka për Investime Europiane dhe Komisioni Europian, më në fund na dëgjuan fal edhe Qeverisë së Republikës”, ka shrkuar Haziri.

Sipas tij, ata që votojnë kundër këtij qytetarët e kësaj komyune do t’i kujtojnë gjithmonë si shpirtngushtë.

“Jo të gjitha vendimet janë partiake. Ky është njëri nga ato vendime që duhet të dalim mbi interesat e ngushta partiake e në interes të qytetarëve. Ju lutem, mbylleni me nder, përmes votimit, neser. Do te jemi falënderues përjetë .Ata që votojnë kundër, do t’i kujtojmë si shpirtngushtë e shuplaken e tyre për qytetarët e Gjilanit nuk e harrojmë”, ka thënë Haziri./arbresh.info

Postimi i tij i plotë:

Të gjithë deputetëve pa dallime politike, iu bëj apel që ta votojnë ratifikimin e ligjit për ndihmë financiare në ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza për Gjilanin.

Është jetike zgjidhja e problemit më të madh për qytetarët e Gjilanit dhe vendbanimet tjera afër rrjedhjes së lumenjve, Mirusha, Stanishorka e Morava, siç janë Zhegra, Cernica, Livoq i Poshtëm dhe Livoqi i Epërm, Malisheva, Uglari, Pogragja dhe 40 vendbanime të tjera që janë ndotur nga kanalizimet dhe mbeturinat.

Janë katër vite punë në studimin e fizibilitetit, projektit detaj, takimeve me qytetarë për shpronësime, vendimi i Kuvendit te Komunës e takime me donatorë e Qeveri.

BERZH, Banka për Investime Europiane dhe Komisioni Europian, më në fund na dëgjuan fal edhe Qeverisë së Republikës.

Jam falënderues ndaj ish-Kryeministrit Haradinaj dhe ish-ministrit Hamzaj për përmbylljen procesin të grantit për Gjilanin. Jam falënderues, po ashtu, edhe për ish-ministrat, Bislimi, Abdixhiku e Hajdari, të cilët konfirmuan interesimin për të mbështetur Gjilanin.

Koha me e dëshmu me votë nesër, në Kuvendin e Republikës.

Jo të gjitha vendimet janë partiake. Ky është njëri nga ato vendime që duhet të dalim mbi interesat e ngushta partiake e në interes të qytetarëve. Ju lutem, mbylleni me nder, përmes votimit, neser. Do te jemi falënderues përjetë.

Ata që votojne kundër, do t’i kujtojmë si shpirtngushtë e shuplaken e tyre për qytetarët e Gjilanit nuk e harrojmë.

Sa i përket ‘kritikave’, të gjithë e dinë që unë nuk jam i prirë fort me kritiku. Rekomandimet për #Covid19 ndaj kryeministrit Hoti dhe qeverisë, kanë qenë miqësore për të evituar përseritjen e gabimeve të Qeverisë Kurti. Asgjë më shumë.

Ne e kemi Një qellim dhe Një vizion. Nuk ka luftë për pushtet e as ndërskamsa politike. Shkolla politike e LDK’së e lejon këtë qasje dhe eviton kulturën e ndërskamsave!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme