Lidhja Demokratike ka realizuar takimin e dytë me Lëvizjen Vetëvendosje që nga mbajtja e zgjedhjeve më 11 qershor. Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka treguar për Gazetën Express se kush mori pjesë në këtë takim dhe a u arrit ndonjë marrëveshje mes palëve.
Haziri ka bërë të ditur se në takimin me VV’në, i dy ky pas zgjedhjeve, morën pjesë ai dhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti.
“Është takimi ynë i dytë pas 11 qershorit, përveç liderët që kanë pasur takim në nivel kryetarësh. Kemi biseduar për çështje programore dhe pikat e diskutueshme në kuadër të programeve”, ka thënë Haziri.
Ai ka shtuar se posti i kryeministrit nuk ka qenë pjesë e diskutimin dhe gjendët në kuadër të agjentave të dy subjekteve. Haziri theksoi se fillimi i këtyre bisedimeve ka për qëllim vetëm cështjet programore.
Ky takim erdhi gjatë kohës kur po pritet caktimi i datës së seancës për konstituim të Kuvendit, dhe pas deklaratave të koalicionit PDK-AAK-Nisma se e kanë siguruar përkrahjen e shumicës parlamentare për të krijuar Qeverinë.
Pas certifikimit të zgjedhjeve, kandidati i PAN’it për kryeministër, Ramush Haradinaj, u kishte dërguar ftesa për bisedime rreth krijimit të qeverisë kreut të VV’së, Visar Ymeri, dhe atij të LDK’së, Isa Mustafa.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...