Haziri tregon se a është takuar më me Albin Kurtin

19:14 | 29 Gusht 2017
M. A.

Kryetari i Gjilanit, njëherësh nënkryetari i LDK-së Lutfti Haziri ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend duke folur edhe për takimin që ka pasur ditë me parë me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Ai ka treguar se më nuk janë takuar me anëtarë të Vetëvendosjes.

“Ne jemi marrë vesh në parime për punën edhe formatin e punës që do ta shtyjmë përpara. Natyrisht që jemi pajtuar që ekipet tona të punojnë në përafrimin e politikave sektoriale”, ka thënë Haziri në “Infobox”.

Ndërsa, për çështje më madhore të vendit ai ka thënë se do të diskutohen me kryetarin e LDK-së Isa Mustafën. “Me Mustafën do të punojmë me zgjedhjen e problemeve sistemore me të mëdha si Demarkacioni”, është shprehur Haziri.

Haziri po ashtu ka folur edhe për kërkesën e tyre ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ne kërkojmë një qartësi për këto 72 dosje që i ka dërguar Vetëvendosje në prokurori”, tha Haziri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme