Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka treguar se a do marrë pjesë LDK’ja nesër në takimin e thirrur nga PSD’ja.
”Ne takime kemi pasur edhe para proteste, takime do ketë, ne komunikimin me partitë tjera nuk e kemi ndërpre asnjëherë, pse jo takime do ketë”, ka thënë Haziri për RTV21.
PSD për nesër ka ftuar në një takim të gjitha partitë parlamentare e jo parlamentare opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile, sindikatave të ndryshme dhe personat publik e jopublik që janë të interesuar që bashkërisht ta kundërshtojnë vendimin për rritjen e çmimit të rrymës.
Kësaj ftesë, i është përgjigjur pozitivisht Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Zëdhënësi i kësaj partie, Lulëzim Blaka ka thënë se në këtë takim AAK’ja do të përfaqësohet nga nënkryetari.
Takimi pritet të mbahet nesër nga ora 13:00.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...