Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur tronditjen e thellë pas tragjedisë që ndodhi sot në Gjilan, ku humbën jetën pesë persona.
Është rast jashtëzakonisht i rëndë, tragjedi e madhe jo vetëm e familjes por i gjithë qyteti është në zi, por organet e prokurorisë dhe drejtësisë janë duke u marrë me zbardhjen e rastit, e pas orës 4 e gjysmë, besoj që do të ipet versioni krejt zyrtar i ndodhisë që ka ndodhur. Gjilani ka një ditë jashtëzakonisht të rëndë dhe është ditë zie”, ka thënë ai.
I pyetur se kur do ta shpalli ditën e zisë në qytet, ai është përgjigjur duke thënë se, pa u bërë zbardhja e rastit, edhe pa u koordinuar me familjen ne nuk bëjmë asgjë.
“Pa u bërë zbardhja e rastit, edhe pa u koordinuar me familjen pra (pjesën e mbetur) të familjes, ne nuk bëjmë asgjë, ne jemi në manaxhim të situatës së rëndë, e do ju njoftojmë pas orës 4 e gjysmë”, ka thë Haziri, për arbresh.info
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...