Haziri thumbon Kurtin: “Mr.Bean” nuk mundi të pranojë dikë tjetër kandidat për kryeministër

00:00 | 24 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ishte i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.

Haziri ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për Albin Kurtin.

“Zoti Kurti, apo Mr.Bini, i them kështu pasi lidhet me emrin e tij dhe nuk ka tjetër”, ka thënë Haziri.

“Unë mund të them sinqerisht se kam pritur që kemi mbyllur kaptinën e keqe të LDK-së dhe VV’së në dy vitet e fundit duke e injoru të kalumen”

“Kjo nuk funksionojë për shkak të egos së tij politike. Ego e tij nuk lejoi dikën tjetër të jetë kandidat për kryeministër. Ego e tij ka bërë që t’i ikin 12 deputetë. Në intervistat e fundit është folur shumë për mua dhe disa figura tjera të LDK-së.”

 

Të ngjashme