Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme dhe se do të vazhdojë të jetë në krye të Gjilanit.
Haziri ka thënë se as në qeverinë Kurti, por as në këtë që po synon të formohet nga partia e tij, nuk ka pretenduar të jetë pjesë e ekzekutivit.
“Nuk do të jem pjesë e qeverisë së ardhshme sepse nuk përputhem dhe as përshtatem me idetë dhe politikat e personave që sot janë në politikë. Unë nuk jam politikan i krizave. Nuk krijoj kriza. Nuk funksionoj me inate politike. Do të vazhdoj të jam kryetar i Gjilanit”, ka thënë Haziri në një emision televiziv në T7
Ai ka thënë se nuk ka pritur që Avdullah Hoti ta pranojë postin e kryeministrit.
“Nuk kam pritur që Avdullah Hoti do të pranojë postin e kryeministrit. Kemi pritur që Hoti ashtu siç ishte i suksesshëm në qeverinë Mustafa, por edhe si shef i grupit parlamentar, të jetë edhe në qeverinë Kurti. Por nuk ishte faji i tij. Kujtimi nuk ka pranuar, e as unë për shkak parimeve që thashë”, tha ai.