Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se pas 26 dhjetorit është prodhuar situatë e re për negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Haziri ka shtuar se edhe pse kryetari i Kuvendit doli nga Lëvizja Vetëvendosje, programi dhe bisedimet me VV-në nuk janë rikthyer në pikën zero.
Ai ka shtuar se LDK-ja nuk ka kërkuar asnjëherë t’i ketë më shumë se 5 ministri.
“Programi qeverisës është harmonizuar dhe nuk ka nevojë të rikthehet. Edhe struktura është e përfunduar. Është spekulative çështja e rritjes së numrit të ministrive. Parimisht është ndarje e qeverisë ku ne si LDK kemi thënë që kryeministri i takon atij që del fitues në zgjedhje. Kurti ka propozuar që të ketë dy zëvendësministra dhe ne jemi pajtuar, 5-5 janë ministritë. Ne në asnjë takim nuk e kemi kërkuar që të kemi më shumë se 5 ministri”, ka thënë ai në KTV.
Ai tutje ka shtuar se tashmë po pritet të ndodhë hapi i fundit sa i përket marrëveshjes, ndonëse shton se një gjë e tillë nuk është e lehtë.
Haziri thotë se këto tri ditë kanë qenë të frytshme.
“Përderisa jemi në bisedime ne jemi dakorduar që të flasim për të gjitha temat në bisedime. Ne e kemi mbështetur idenë që qeveria të bëhet pa ndërmjetësues ndërkombëtar. Ky është ambient i cili po punohet”, ka thënë ai.
“Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje dhe me votën e LDK-së, ne kemi tregu qartë se jemi lojal karrshi marrëveshjes. Kjo rrethanë e re kërkon angazhim të ri. Gjithçka që është në tavolinë, duhet të bisedojmë që mos ketë pengesa të reja.
Ai tutje ka shtuar se LDK-ja nuk pranon me hy me asnjë koalicion me asnjë parti tjetër, si partner të vetëm e shohim VV-në.
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...