Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri nuk po i sheh si ultimatum deklaratat e fundit të kreut të AKR’së Behgjet Pacollit, pasi ky i fundit ua ka dhënë dhjetë ditë kohë Lidhjes Demokratike të Kosovës, me të cilën është në koalicion dhe Lëvizjes Vetëvendosje, që ta bëjnë me dije nëse i kanë numrat për formimin e institucioneve.
Zëvendësi i Mustafës thotë se koalicioni me AKR-në vazhdon të jetë i fuqishëm, ani pse i pari i AKR’së ka kërcënuar se do t’i bashkohet koalicionit PAN me arsyetimin se vendi nuk bën të bllokohet për interesa personale.
“Qëllimi i ndërtimit të koalicionit parazgjedhor me AKR-në është ende i fuqishëm për me ruajt këtë model në mënyrë që procesi të vazhdoj në këtë mënyrë ne mes te koalicionit LDK- AKR Alternativa” tha të premten për Express, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Behgjet Pacolli në rrjetin e tij social në Facebook ka postuar disa shkrime radhazi ku flet për bllokimin që po bëhet në mosformimin e Qeverisë dhe institucioneve. Ai aty jep edhe zgjidhje. Kërkon që menjëherë të bëhen institucionet.
E për afatin e tij dhjetë ditësh drejtuar LDK’së e Lëvizjes Vetëvendosjes, Haziri thotë se kjo nuk ka të bëjë më një periudhë kohore, por sqaron se po e presin mundësinë kushtetuese që të jetë LAA ajo që do ta drejtojë Qeverinë.
“Nuk ka të bëjë me afat kohor por më shumë ka të bëjë me angazhime konkrete derisa ne po presim realisht mundësinë kushtetuese për ta marrë mandatin”, ka vlerësuar Haziri.
Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se për të hënën në ora 10:00 është thirrur vazhdimi i seancës konstituive.
Seanca ka vetëm një pik të rendit të ditës, atë të zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe të nënkryetarëve.
Koalicioni fitues i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, PDK-AAK-NISMA, të cilët edhe u takon propozimi i kryeparlamentarit kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë edhe këtë seancë, sikurse atë të 10 gushtit./arbresh.info/
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez