224 është numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë.Në rastet e konfirmuara së fundi u përmend edhe një nga komuna e Gjilanit.
Pas kësaj u tha se lagjja e këtij të infektuari në Gjilan është karantinuar, por kjo gjë del të jetë dezinformatë.
I kontaktuar nga Indeksonline, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se Autoriteti më i lartë i Emergjencave është kryetari i komunës dhe askush tjetër nuk mund të vendosë për këtë.
“Askush tjetër pos Kryeshefi Ekzekutiv i Emergjencave Civile i cili është Kryetari i Komunës. Gjilani po shkon drejtë uljes së rasteve”, tha Haziri.
Madje ai theksoi se janë katër raste të shëruara plotësisht, pa simptoma dhe janë 10 raste në vetëizolim.
“I kemi 4 raste të shëruara plotësisht, 4 raste në SHQKUKS pa simptoma dhe 10 raste me vetëizolim! Bashkë po e fitojmë këtë luftë me të panjohurën”, theksoi Haziri.
Ndryshe pandemia COVID-19 mori jetën e pesë kosovarëve, teksa arritën të shërohen 30 të prekur nga ky virus.
Institucionet shëndetësore dhe ato udhëheqëse të vendit kanë vazhduar të këshillojnë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, të mbajnë higjienën dhe distancën mes njëri-tjetrit në mënyrë që të parandalohet përhapja e këtij virusi dhe që fundi të jetë me sa më pak pasoja.
Dy-tri javët e ardhshme sipas ministrit të Shëndetësisë janë vendimtare lidhur me zhvillimet si pasojë të këtij virusi.
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...