Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se mungesa e takimeve të nivelit të lartë në ShBA të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është si pasojë e ngecjes në dialog.
Ai po ashtu thotë se një vizitë në Shtëpi të Bardhë e qeverisë është vetëm “aspiratë”.
“Është shkaktu një pritje për vizitën sikur edhe pritja për ndryshim të madh. Për vet faktin se tetor e nëntor është shtyrë vizita e që lidhet me dialogun. Edhe tani pas vizitës së formatit më të lartë në nivel europian. Paralajmërimi i vizitës pa u zbardhur agjenda dhe nuk ka konfirmim nga ambasada amerikane. Zakonisht njoftohet opinioni nga ambasada. Është paralajmëruar vizitë dy-javore. edhe në Konferencë të Mynuhit, Presidentja nuk zhvilloi takime të mëdha. Takoi Nancy Pelosin. Pra po takohemi me Kongres e Senat. Shtëpia e Bardhë po mbetet vetëm aspiratë e qeverisë”.
“Vizitat e tona e politikës së Kosovës dhe të posazgjedhur janë përcjellë me takime në nivel të zëvendëspresidentit. Takimet me president janë të rëndësisë së alrtë, sikur ajo e zotëri Hoti apo zotëri Thaci me Biden. Në Shtëpi të Bardhë është më i rëndësishmi ai i Fatmir Sejdiut. Takime tjera kanë ndodhur në konferenca të OKB-së në Nju Jork. Takimet në Shtëpinë e Bardhë janë të interesit të brendhsëm. Takimet vijnë nëse ekziston rëndësia. E kemi vëmendjen e Shtëpisë së Bardhë, ndonjëherë edhe ia tepron vëmendja për këtë qeveri. Ata kanë thënë se do të ketë fokus të madh deri në arritjen e marrëveshjes”, ka deklaruar Haziri në T7.
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë