Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh nënkryetari i LDK-së nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga ideja për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.
Ai ka thënë se në raport me Luginën është bërë padrejtësi historike, të cilën Kosova duhet të bëjë përpjekje maksimale ta zgjidhë.
Po ashtu Hziri ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga kjo ide e tij, për asnjë çmim, e pavarësisht qëndrimit zyrtar që mban LDK-ja e Isa Mustafës, sot përballë kësaj çështje.
“Kjo është padrejtësi që iu është bërë shqiptarëve atje duke mbetur nën Serbi dhe Kosova e ka për borxh të bëjë përpjekje maksimale për t’ua zgjidhur problemin”, tha Haziri, për Pista.
Haziri ka thënë se Kosova e ka për detyre që ta zgjedh problemin e shqiptarëve të Luginës.
“Problemi i Kosovës lindore është kauzë, nga e cila nuk tërhiqem me asnjë çmim. Nuk ka asnjë lloj çmimi në botë që më tërheq nga besimi im politik dhe kauza. Kjo është padrejtësi politike që iu ka shkaktuar këtyre shqiptarëve atje, kanë mbetur në Serbi dhe Kosova e ka ëpr borgj t’ua zgjedh problemin atyre shqiptarëve atje. Dallimet që janë në Kosovë janë për inate politike më shumë”, është shprehur ai.
Operacion i EUROPOL dhe SPAK: Nëntë të arrestuar, konfiskohe...
Nesër prezantohet qasja e Qeverisë për Programin për Paranda...
“Edhe ky shumë dyfytyrësh” – Për cilin banor e ka fjalën Xhe...
Sveçla dhe Krasniqi vlerësuan përkushtimin e policisë në ras...
Mbappe i kthehet Realit kundër Pachuca-s
Osmani në samitin BE-Ballkani Perëndimor: BE po i bën padrej...