Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, po vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve të 17 tetorit, sollën rikthimin e këtij subjekti me votën e popullit.
Megjithatë ai në Edicionin Special u shpreh se pret fitore në zgjedhjet për balotazh të 14 nëntorit ku do të garojnë përballë Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell Klankosova.tv.
”LDK doli e para si parti politike, ndërsa ne jemi në balotazh, ky është verditki i qytetarëve në Gjilan”.
”Vullneti i qytetarëve u lexua në mbrëmje, dhe unë jam jashtëzakonisht i kënaqur me rikthimin e parë të LDK-së si parti në komuna”.
”Pres që të vazhdohet mandati, besimi, kontrata me qytetarët në Gjilan”.
”Pak a shumë është një gjendje e njëjtë. Unë kam pasur një rritje të lehtë bashkë me partinë në krahasim me Lëvizjen Vetëvendosje”.
”Më jep siguri që balotazhi, përkundër të jetë i vështirë do të arrihet të përballohet falë besimit qytetarë”.
”Vota politike, e LDK-së në Gjilan, është gati se historike në dhjetë vjetët e fundit. Ky rikthim i madh i besimit në votën qytetare për partinë, më krijon besim edhe për zgjedhjet tjera, që po ndodhë rikthimi i bastionit të LDK-së në Anamoravë jo vetëm në Gjilan”.
”Ky muaj ka qenë i mundësive, debateve ofrimit të programeve dhe i mbështetjeve politike për Hysenin ndodhi një zbarkim politik nga partnerët e qeverisë dhe në këtë rrafsh arritën me kriju ambient për një rritje të votës”.
”Unë kam punuar shumë për rritjen e LDK-së, ka qenë sekondare gara frontale për kandidat. Ky mundi nuk ka shku huq sepse kam arrit me rrit besimin për 10% dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Do të jetë një garë në të cilën do të ketë mundësi para qytetarëve me shpalos edhe njëherë angazhimet tona zhvillimore”.
”Shpresoj që edhe sikur në 2017 balotazhi të më jep ngritje të suksesit të konfirmuar, dhe jo ndonjë rezultat tjetër”.
”Fakt kjo shkaktoi pak edhe entuziazëm tek votuesit, veçanërisht tek një kategori e votuesve të LDK-së. Ky entuziazëm ishte një goditje e para. Shkaktoi një mobilizim të jashtëzakonshëm të Qeverisë me ndihmu kandidatatin e tyre për Gjilan”.
A do t’i ofroni koalicion ndonjërit prej subjekteve të tjera, për komunën e Gjilanit?
”Unë kam ofruar edhe para këtyre zgjedhjeve, bashkëqeverisje të gjitha partive politike që kanë pasur ulëse në Kuvend. Edhe në 2013 përveç PDK-së e cila ka qenë në opozitë, unë gjithmonë ofrojë qeverisje gjithëpërfshirëse, e edhe në këtë zyre unë kam pasur kandidatë të pavarur. Unë nuk bëj koalicione me funksionarë, unë bëjë koalicione me qytetarë”.
”Humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve po shihet, ka të bëjë me ato kandidatura lokale që s’kanë qenë të lidhura drejtpërdrejtë me qytetarët. Fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve po del rikthimi i madh politik i LDK-së me votë politike. Trendi politik i kthimit të saj me besim për të udhëheq opozitën, është edhe do të mbetet gjithmonë qëllimi ynë kryesor”.
”Ata që shkaktojnë pritje të mëdha, gjithmonë shkaktojnë dëshpërim të madh. Nëse përballohet kjo situatë dhe ky trend pozitiv, atëherë lexohet dëshpërimi i parë qytetarë, por jo ai dëshpërim që kam pritur unë të ndodhë kaq shpejtë”.
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...