Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se “Rrugën e Re do ta bëjmë bashkë në krye me liderin, Lumirin tonë, për Gjilanin e Kosovën europiane”.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka adresuar kritika ndaj pushtetit komunal në Gjilan që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se është bërë si “shitore e thyer”, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se shpejt do të përfundojë mendësia e punësimit të kunatave e ballkdëskave.
Postimi i plotë:
Kuvendin e LDK-së e filluam me tri gjeneratat politike, veprimtarët, gratë e burrat, të rinjtë e të rejat, qytetarët, grupet e interesit, komunitetin e biznesit e bashkatdhetarët të cilët janë heronjtë e gjallë të ditëve të sotme, sepse Rrugën e Re do ta bëjmë bashkë në krye me liderin, Lumirin tonë, për Gjilanin e Kosovën europiane.
Shpejt do të përfundojë mendësia e punësimit të kunatave e ballkdëskave. Komuna e Gjilanit është bërë për gjynah, si një ‘shitore e thyer’. Ky mentalitet i administrimit të Gjilanit përmes ‘bedelëve’ të ministrave do të përfundojë më 9 shkurt. Gjilani do t’i kthehet qytetarëve!
Gjilanin e Anamoravën do ta nxjerrim nga depresioni ekonomik në nivel tjetër zhvillimor, ekonomik, administrativ, arsimor, kulturor e sportiv./Arbresh.info/
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...