Haziri: “Rruga e re” do të ofrojë ide të domosdoshme për formësimin tonë shtetëror

22:54 | 6 Shtator 2023
E.H

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se “Rruga e re” është brend dhe emër për programin qeverisës.

Haziri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se sot së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kolegët e koleget, kanë finalizuar programin “Rruga e re”, i cili sipas tij, projekton rikthimin në fondamentet e Republikës, të lirisë e jo frikës, demokracisë e jo persekutimit, integrimit euroatlantik e jo izolimit.

“Si program zhvillimor, i mbështetur në ideologjinë e qendrës së djathtë, ‘Rruga e Re’ do të ofrojë jo vetëm projekte e nisma të mëdha, por dhe ide të domosdoshme të formësimit tonë shtetëror në dekadën në vijim”, ka shkruar Haziri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme