Google ADS

Haziri: Refuzimi i marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, do ishte shkatërrim i shtetësisë së Kosovës

23:11 | 11 Tetor 2019
Arbresh.info

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka thënë se ardhja në Kosovë e Richard Grenell, të dërguarit special të presidentit amerikan Donald Trump, nuk ka sjellë asnjë agjendë që përkon me marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

”Nuk kam lexuar që Richard Grenell ka sjellë format, apo agjendë apo orar rreth marrëveshjes përfundimtare. Ajo që dihet është që deri në mars pritet të ketë rezultate të prekshme”.

”Pa u ndërtuar institucionet e reja të dala nga zgjedhjet, nuk do të ketë qartësi, së paku për ne dhe partnerët tanë, por neve nuk na është thënë se ka format, apo agjendë apo orar të qartë për tu bërë marrëveshja gjithëpërfshirëse”.

Në Analizën Zgjedhore, pyetur rreth letrës së presidentit amerikan Donald Trump ku flet për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, Lutfi Haziri tha se edhe opozita e nesërme bartë një shtyllë kryesore në shtet, njofton Klan Kosova.

”Në anën tjetër janë institucionet që pritet të formohen, në tetor duhet të mbyllet procesi i qartifikimit të zgjedhjeve. Në këto zgjedhje PDK- ja nuk është e papërfaqësuar. PDK e ka njëriun në zyre të presidencës. Opozita e nesërme e ka një shtyllë kryesore në shtet”.

Por a mund pala kosovare ta refuzojë këtë marrëveshje përfundimtare dhe si e tillë të dalë e kundërt me atë të Rambujesë dhe të Vjenës?

”Në asnjë mënyrë s’guxojmë të lejojmë të ndodhë kjo”, u shpreh Lutfi Haziri ndaj pyetjes së Baton Haxhiut.

”Ne kemi fituar për shkak të besimit. Asnjë ditë asnjë 24 orë pa u përcjellë dyshimi apo ndodhë e vërteta apo jo, sado që mbështetet në besim pritet vendimi final. Në Rambuje ajo që kanë thënë partnerët tanë ka ndodhë, e edhe në Vjenë po ashtu”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme