Haziri reagon ndaj deklaratës së Lekajt: E turpshme sjellja me ambasadorin zviceran

13:27 | 31 Mars 2019
L G

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka quajtur të turpshme kërkesën e ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekajt  për  largimin e Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, i cili tha se me paratë për veteranët e rrejshëm ishin rregulluar plot punë në Kosovë.

Megjithëkëtë, Lutfi Haziri, ka thënë se Ambasadori zviceran e ka thënë një të vërtetë prej pozitës së mikut të Kosovës.

“Ai është sjell, jo si diplomat, por si mik i Kosovës, ai ka folur në Skenderaj si miku më i mirë i shqiptarëve të Kosovës. Nëse dikush si ai përmend probleme të faktuara me të cilat sot prokuroria merret, ne nuk duhet me pas kurrfarë tjera përves me i thanë faleminderit……pastaj e turpshme është me kërkuar me largu apo me shpall persona non grata ambasadorin vetëm pse është treguar miqësor me Kosovë”, ka thënë Haziri për Kosovapress.

Ambasadori zviceran, Jean-Hubert Lebet, ka nxitur reagime të mëdha në Kosovë pas deklarimeve në Skenderaj se “Zvicra po ndërton ujësjellës në Kosovë, ndërsa ju po i paguani veteranët e rrejshëm”. E gjithë kjo ka marrë një dimension të ri pasi njeriu i kryeministrit Haradinaj, Pal Lekaj, tha se po të kishte kompetenca do ta dëbonte diplomatin zviceran.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme