Për Lutfi Hazirin, nënkryetar i partisë më të madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës, Lidhjes Demokratike e Kosovës, rajoni në përgjithësi nuk mbahet mend të ketë qenë më i trazuar sesa që është në këtë vit.
“Tirana po vlon nga një sindromë e re që e ka prekur opozitën atje, protestat dhe pakënaqësitë sociale. Beogradi, po ashtu, opozita po provon që pakënaqësitë t’i zgjidhë në rrugë përmes protestave. Kemi një heshtje nderi ndoshta mortore nga opozitat në Maqedoni karshi suksesit të kryeministrit Zoran Zaev në arritjen e marrëveshjes me Greqinë. Por, edhe atje situata është në ekzaltim të këtij suksesi… Por, pakënaqësitë janë gjithandej, pa përmendur Bosnjë e Hercegovinën, dhe gjendjen qe kemi në Prishtinë”, thotë Haziri, për Radion Evropa e Lirë.
Ai thekson se partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, qofshin ata në Bashkimin Evropian, në NATO apo në Washington, po e shohin këtë situatë të brishtë si të rrezikshme, për shkak të rritjes së pakënaqësive sociale.
“Do të jetë e pafalshme nëse Kosovës i përsëritet ndonjë ngjarje e dhunshme. Do të jetë e pafalshme nëse i përsëritet Shqipërisë viti ‘97 ose e pafalshme edhe për Serbinë, sepse edhe ata kanë kaluar në procese të rënda, e edhe Bosnjës e Hercegovinës. Krejt ky ambient kërkon pjekuri të madhe politike dhe unitet. Nuk ka rrugë tjetër për të kaluar”, thekson Haziri.
Lexo edhe:
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...