Haziri: Qeveria të zgjohet nga gjumi dhe bashkë me aleatët të parandalojnë tendencat për destabilizim

16:41 | 19 Mars 2022
A. B.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe partnerët strategjik që të parandalohen tendencat e destabilizimit të Kosovës.

Haziri në një postim në “Facebook”, ka thënë se pas luftës në mes të Ukrainës dhe Rusisë, rreziku i destabilizimit të Ballkanit është rritur.

“Në vitin 2016 pata alarmuar se penetrimi rus është duke vazhduar me strategji në Ballkan. Sot, pas luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, rreziku i detabilizimit të Ballkanit është rritur. Koha e fundit që Qeveria të zgjohet nga gjumi dhe bashkë me të gjithë mekanizmat tanë dhe me partnerët strategjik të parandalohen tendencat e destabilizimit të Kosovë”, ka shkruar Haziri. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme