Haziri: Qeveria e PAN’it na shkaktoi tension me SHBA’në, BE’në e NATO’n

00:13 | 3 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratika e Kosovës ka thënë se qeveria e Kosovës e drejtuar nga koalicioni PAN ka shkaktuar tensione mes Kosovës dhe Uashingtonit.

“Gjithashtu ka shkaktuar tension me BE-në dhe me NATO-në”, ka thënë Haziri në RTK, duke u shprehur se qytetarët e Kosovës nuk do ta vuajnë këtë tension.

Haziri ka folur edhe për qasjen e Kosovës në raport me dialogun me Serbinë.

“Konsensusi duhet të jetë përtej koalicionit. Logjika e konsensusit dhe e unitetit duhet të ndodhë brenda Kuvendit. Modeli I Ekipit të Unitetit është i tejkaluar. Ne mendojmë që Qeveria duhet ta udhëheqë, kurse Kuvendi duhet ta monitorojë”, ka thënë ai./expres/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme