Google ADS

Haziri: Projektet e Gjilanit me Komisionin Europian kapin shifrën e mbi 14 milionë eurove

12:17 | 20 Dhjetor 2018
A. B.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës në trajnimin e fermerëve në kuadër të projektit ndërkufitar Gjilan-Kumanovë, ka deklaruar se Komuna e Gjilanit është lidere sa i përket implementimit të programeve të IPA’s, të cilat janë fituar pas konkurrimit në Komisionit Europian.

I pari i Gjilanit ka njoftuar spër projektet e përbashkëta të Komunës që janë në proces dhe ato që do të fillojnë me Komisionin Europian kapin vlerën e mbi 14 milionë eurove, njofton kumtesa.

“Ky program Gjilan-Kumanovë ka për qëllim që t’i bashkojë interesat e dy palëve në realizimin dhe ndërtimin e një tregu të vogël të përbashkët, duke u organizuar, trajnuar dhe ndërtuar kapacitete të përbashkëta, por edhe duke i shkëmbyer mallrat. Besoj shumë që prodhuesit e Komunës së Kumanovës do të kenë mundësi që të vijnë në treg të Gjilanit, dhe anasjelltas, sikurse që shpresoj që tregu i Gjilanit dhe ai i Kumanovës do të zgjojë inyetesin e 600 mijë banërëve të 17 komunave të këtij regjioni, në mënyrë që mallrat të ekspozohen dhe të shiten”, ka thënë Haziri.

Siç thuhet në njoftim, kreu i Gjilanit ka paralajmëruar mbi 1 milionë investime për modernizimin e Tregut të Gjelbërt.

“Përpos këtij programi, ne do të investojmë në modernizimin e Tregut të Gjelbërt, ku në Komunën tonë vlera e investimeve do të jetë mbi 1 milion euro, i cili do të standardizohet për prodhuesit e pemëve, perimeve dhe të gjitha prodhimet tjera, duke organizuar edhe tregjet mobile sezonale nëpër fshtra dhe vendbanime tjera”, ka thënë Haziri.

Përndryshe, menaxheri i projektit “Tregu i qëndrueshëm i produkteve të freskëta të farmerëve në zonën ndërkufitare”, Eroll Jonuzi, ka njoftuar se trajnimi i farmerëve të dy komunave do të zgjas tri ditë me radhë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme