Google ADS

Haziri pret në takim Kurtin, e njofton për veprimet e ndërmarra në paranadalimin e përhapjes së Covid-19

20:30 | 7 Prill 2020
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se ishte kënaqësi të priste në takim në Gjilan, kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Rexhepi  dhe ministrin në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“E njoftova për veprimet e ndërmarra të Gjilanit, në funksionalizimin e hallkave të emergjencave civile dhe institucioneve shëndetësore që përballen me paranadalimin e përhapjes së Covid-19. Gjilani, edhe ashtu, është në emergjencë për ujin që prej qershorit të vitit të kaluar”, ka shkruar Haziri në facebook.

Postimi i tij i plotë:

Ishte kënaqësi ta pres në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat, Emilja Rexhepi e Arben Vitia, të cilët në këto ditë të vështira të pandemisë, kanë parë masat që i kemi ndërmarrë, për të na mbështetur në menaxhim të situatës e të ruajtjes së shëndetit publik.

E njoftova për veprimet e ndërmarra të Gjilanit, në funksionalizimin e hallkave të emergjencave civile dhe institucioneve shëndetësore që përballen me paranadalimin e përhapjes së Covid-19. Gjilani, edhe ashtu, është në emergjencë për ujin që prej qershorit të vitit të kaluar.

Faleminderit për vlerësimin e lartë për Gjilanin, sa i përket masava të ndërmarra dhe menaxhimit të pandemisë #Covid19.

#ruajeveten #ruaniprindërit #ruanigjyshërit #ruanifëmijët #ruajefamiljen #ruajelagjen #ruajeqytetin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme