Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, dhe ku bashkarisht janë konfirmuar projekte të ndryshme për investim në Gjilan, konkretisht investimin e projektit të lumit Mirusha-jug, pastaj investimet në efiçiencë në objektet arsimore dhe objektet tjera administrative.
Haziri, në konferencën për media, tha se e ka njoftuar ministrin për të gjitha zhvillimet dhe angazhimet e përbashkëta në nivelin lokal në përballimin e situatës me Covid-19 dhe shendetin ekonomik, gjithashtu.
“E njoftova ministrin për të gjitha zhvillimet, përballjen me pandeminë, gjendjen ekonomike në këtë periudhë dhe procesin e investimeve që janë duke u realizuar dhe atyre që janë në planifikim. Shpresojmë shumë për mbështetjen e qeverisë dhe të ministrisë së linjës në këtë fazë, sepse janë të domosdoshme zhvillimet e projekteve, sikur edhe përballimi i gjendjes me pandeminë. Projekti për impiantin e ujërave të zeza përfundimisht është ratifikuar në Kuvendin e Republikës, pastaj lumi Mirusha, ku janë duke u realizuar punimet në pjesën veriore dhe konfirmimin nga ministri për mbështetje të projektit në pjesën jugore. Zotimi për mbështetje në efiçiencë, parqe publike, trajtimin e lumenjve dhe projekte madhore tashmë janë pjesë e ministrisë”, ka thënë Haziri.
Ndërsa, ministri i Ekonomisë, në fjalën e tij, ka potencuar rëndësinë e madhe që kanë aprovimi i tri ligjeve sikur që është ai për rishikimin buxhetor, pastaj ligji për rimëkëmbje ekonomike dhe ligji për menaxhimin e virusit Covid-19.
“Këto janë tri ligje të rëndësisë esenciale. Në rastin se këto tri ligje nuk kalojnë, fatkeqësisht Kosova do të futet në kolaps. Janë ligje që kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm qytetarë, me mbështetje të sektorit privat, ndikimin në qëndrueshmërinë ekonomike, të bizneseve, ndërmarrjeve publike dhe punëtorëve në përgjithësi, por edhe mbështetjen e qytetarëve përmes formave të ndryshme”.
“Gjithashtu marrëveshja për Impiantin e ujërave të zeza dhe kolektorëve tashmë ka kaluar dhe presim hapat tjerë të fillimit të projektit. Njëkohësisht nga Gjilani njoftoi se jemi duke punuar me Bankën Botërore për projektin tjetër në ndërtimin e liqenit akumulues që do të zgjidh problemin afatgjatë të furnizimit me ujë të pijshëm, që planifikohet të ndërtohet në Kremenatë, në një vlerë pre rreth 70 milionë euro deri në përfundimin e tërësishëm të tij”, tha, mes tjerash, ministri Kuqi.
Pas takimit, ata kanë vizituar edhe projektin në efiçiencë të energjisë në shkollën “Thimi Mitko”, pastaj nga afër kanë përcjellur punimet që janë duke u realizuar në projektin e lumit Mirusha-veri konkretisht rregullimin e sheshit dhe në fund të vizitës ka qëndruar edhe në KRU “Hidromorava”, ku gjithashtu janë në marrëveshje për investime në rrjetin e ujësjellësit.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit