Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka përsëritur sërish deklaratën e tij të famshme se “emri i presidentit dhe kryeministrit kalon përmes zyrave të LDK’së”, por se këtë herë i ka shtuar edhe diçka kësaj deklarate.
I ftuar në një emission festiv, Haziri ka thënë se presidentët dhe kryeministrat edhe rrëzohen përmes zyrave të LDK’së, duke aluduar kështu për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
“Edhe kalojmë edhe rrëzohen përmes zyrave të LDK’së. Deri sonte, iu kam thënë që vetëm zgjidhen, por tash duhen me kujtu që edhe rrëzohen”, ka thënë Haziri.
Tutje, duke iu drejtuar deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajçinovcit, Haziri ka thënë se ata janë fenomen.
“Besoj shumë se ne regovistat jemi si fenomen. Mefaili e dinë shumë mirë, Kur dokmi që po bijmë cohmi si feniks edhe s’ka kush nan dal. Për këto dekada, tri herë na ka ndodhur kjo dukuri”, tha Haziri.
Në këtë debat më pas u përfshi edhe nënkryetarja e Kuvendit nga Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e cila tha se anëtarëve të LDK’së i iu duhet energji, sepse do të qëndrojnë gjatë në opozitë.
Por, Haziri ia ktheu duke i thënë se nuk do të jenë asnjëherë aq gjatë në opozitë sa ka qenë Vetëvendosja e Albin Kurtit./Gazeta Express
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...