Kryetari i Komunës së Gjilanit, në një prononcim për emisionin Pressing, i ka dërguar një mesazh të qartë presidentit të vendit që të mos bëjë kalkulime politike për t’iu shmangur zgjedhjeve. Ai gjithashtu shtoi se veprimi i Haradinajt nuk ishte befasues, marrë parasysh veprimin e tij në vitin 2005.
“Veprimi i Haradinajt, si veprim politik nuk ka qenë befasues, për shkak se ai e ka përsëritur veprimin e 5 marsit 2005, për t’u përballur me Tribunalin Ndërkombëtar për Krime në Ish-Jugosllavi” tha ai.
Ai ka theksuar se LDK vazhdimisht ka kërkuar që kjo qeveri të rrëzohet, por ka thënë se ata nuk kanë dashur që kjo qeveri të përfundojë në këtë mënyrë
“Ne nuk kemi dashur që kjo të ndodhë në këtë mënyrë” duke shtuar se tani është një situatë e re politike dhe “kuvendi tashmë është në zgjedhje”.
Sa i përket zgjedhjeve të reja, Haziri tha se partia e tij kërkon nga presidenti i vendit që ta ushtrojë detyrën e tij kushtetuese.
“Ne e kemi pasur qëndrimin e qartë sot. Edhe kryetari ka kërkuar nga presidenti që ta ushtrojë detyrën e tij kushtetuese, t’i jap vendit zgjidhje kushtetuese që janë zgjedhjet e parakohshme” tha ai.
Ai shtoi se çdo tendencë për, të blerë kohë, i konvenon vetëm PAN-it, duke shtuar se “më nuk kanë kredibilitet” që të krijojnë qeveri pa zgjedhje.
Haziri tha se nëse Hashim Thaçi nuk e respekton kushtetutën, do ta krijojë një krizë të madhe politike.
“LDK ka kërkuar nga presidenti ta ushtrojë detyrën sipas kushtetutës, e mos të sjellë ndonjë zgjidhje jokushtetuese. Nuk ka nevojë të shkaktojë krizë të madhe politike” tha Haziri për T7.
I pyetur se a ka gjasë që LDK të hyjë në koalicion me PDK’në, Haziri tha se tashmë partia e Kadri Veselit e ka humbur besimin e tyre kur e rrëzuan qeverinë Mustafa.
“Prej ditës kur PDK-ja e ka organizuar fshehtas mocionin e mosbesimit kundër kryeministrit Mustafa, ata e kanë rrënuar bashkëpunimin. Ne jemi partia më e madhe në Kosovë, jo vetëm në kuvend por edhe në perceptimin publik” tha ai.
Ai gjithashtu shtoi se nëse LDK është në qeverinë e ardhshme, ata do të kujdesen që “t’i japin siguri Haradinajt dhe të gjithë ushtarëve të tjerë”.
Ai në fund i dha një mesazh edhe PAN’it, duke thënë se “çdo opsion kalkulues për të formuar qeverisje artificiale, vetëm do të thellojë krizën politike”.
“E ka çuar VV-në në 50% dhe mund ta çojë në 80%” – Basha për...
Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatit...
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se...
“Për çka ndjehesh krenar?”: Vullneti pyet Atillën, ky i fund...
Arrestohet një person pranë Kapitol, u kap me armë zjarri
Morata ndëshon ish-klubin e tij, Milani në epërsi pas pjesës...