Haziri për urdhrin e SHBA-së: Krimet e luftës nuk i falen askujt dhe prishësit e paqes, nuk do të falen më

19:49 | 9 Qershor 2021
L G

Kreu i komunës së Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka mirëpritur urdhrin e ri Ekzekutiv të Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, me të cilin bëri me dije se “miqtë e Amerikës” që nuk duan të futën në listën e zezë, duhet patjetër t’i respektojnë disa marrëveshje të Ballkanit.

Haziri thotë se krimet e luftës nuk i falen askujt dhe prishësit e paqes, nuk do të falen më.

“ Bashkë me dënimin e gjeneralit serb, Ratko Mladic, doli edhe Urdhri i ri Ekzekutiv i Presidentit Biden. Lexojeni drejtë. Krimet e luftës nuk i falen askujt dhe prishësit e paqes, nuk do të falen më, po ashtu”, shkruan Haziri, shkruan arbresh.info.

Ndryshe, Urdhri i Ri Ekzekutiv i bërë publik dje nga Shtëpia e Bardhë, bëri me dije se “miqtë e Amerikës” që nuk duan të futën në listën e zezë, duhet patjetër t’i respektojnë disa marrëveshje të Ballkanit.

Ndër to është edhe Marrëveshja e Ohrit (2001) dhe Rezoluta 1244. Ayu nuk përmendet Marrëveshja e Ramubjesë, Pakoja e Ahtisarit dhe Marrëveshja e Uashingtonit e nënshkruar vitin që lamë pas/./arbresh.info/

Të ngjashme