Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka reaguar pas anulimit të festivalit Sunny Hill në Kosovë.
Ai i kërkon kreut të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama që të mos e lëshoj këtë festival.
“Është e drejtë e Komunës me e dhënë tokën në shfrytëzim për një Festival qysh është Sunny Hill. Po ashtu, është e drejtë e Komunës dhe detyrë me e mbrojtë Sunny Hillin, me e mbajtë në vendlindje. Hajde Përparim, na prijë, krejtve na ki mbrapa kësaj pune. Besoj edhe krejt elitën kulturore të Prishtinës”, shkruan Haziri në Facebook.
Sipas tij është mëkat me lënë me ik prej Prishtinës një vlerë siç është Sunny Hill.
“Është mëkat me e lëshu me ik prej Prishtinës këtë vlerë, me përmasa ndërkombëtare!”, përfundon Haziri.
Ndryshe, pas publikimit të lajmit për anulimin e festivalit Sunny Hill në Prishtinë dhe zhvendosjen e tij në Tiranë, ka pasur reagime të shumta, përfshirë këtu edhe Qeverinë dhe Presidencën./arbresh.info/
LEXO EDHE
Qeveria ia hedh fajin Komunës së Prishtinës për zhvendosjen e “Sunny Hill” në Tiranë – Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...