Google ADS

Haziri për Sunny Hill: Hajde Përparim, na prijë, krejtve na ki mbrapa kësaj pune

22:36 | 14 Qershor 2022
L G

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka reaguar pas anulimit të festivalit Sunny Hill në Kosovë.

Ai i kërkon kreut të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama që të mos e lëshoj këtë festival.

“Është e drejtë e Komunës me e dhënë tokën në shfrytëzim për një Festival qysh është Sunny Hill. Po ashtu, është e drejtë e Komunës dhe detyrë me e mbrojtë Sunny Hillin, me e mbajtë në vendlindje. Hajde Përparim, na prijë, krejtve na ki mbrapa kësaj pune. Besoj edhe krejt elitën kulturore të Prishtinës”, shkruan Haziri në Facebook.

Sipas tij është mëkat me lënë me ik prej Prishtinës një vlerë siç është Sunny Hill.

“Është mëkat me e lëshu me ik prej Prishtinës këtë vlerë, me përmasa ndërkombëtare!”, përfundon Haziri.

Ndryshe, pas publikimit të lajmit për anulimin e festivalit Sunny Hill në Prishtinë dhe zhvendosjen e tij në Tiranë, ka pasur reagime të shumta, përfshirë këtu edhe Qeverinë dhe Presidencën./arbresh.info/

LEXO EDHE

LAJMI I FUNDIT/ Anulohet festivali “Sunny Hill”, babai i Dua Lipës u shkruan letër krerëve shtetëror të Kosovës – Arbresh.info

Qeveria ia hedh fajin Komunës së Prishtinës për zhvendosjen e “Sunny Hill” në Tiranë – Arbresh.info

Presidenca reagon pas vendimit të festivalit “Sunny Hill” për t’u larguar nga Prishtina – Arbresh.info

 

Të ngjashme