Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se nuk ekziston asnjë lloj ngërçi dhe asnjë lloj hezitimi sa i përket të ardhmes në ndërtimin e një koalicioni LVV-LDK, si fitues të zgjedhjeve të fundit nga kampi opozitar.
Haziri ka thënë se mes LDK-së dhe LVV-së, janë arritur shumë pajtueshmëri, siç janë ato në sektorin e ekonomisë, shëndetësisë dhe në sektorin e politikave terciale.
Postmi i tij i plotë:
Mos keni dert. Nuk ka asnjë lloj ngërçi dhe asnjë lloj hezitimi sa i përket të ardhmes në ndërtimin e një koalicioni LDK-VV, si fitues të zgjedhjeve të fundit nga kampi opozitar.
Janë arritur shumë pajtueshmëri, siç janë ato në sektorin e ekonomisë, shëndetësisë dhe në sektorin e poltikave terciale.
Arsyeja e vetmeve e vonesave është cështja e ankesave sa i përket rezultateve të numërimit. Nuk bëhet fjalë për ndarje të ‘kulaçit’.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje