Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se parimet e këtyre bisedimeve janë që nuk ka marrëveshje të pjesshme, derisa nuk ka marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Marrëveshja duhet të jetë juridikisht e qartë”, tha Haziri, një prej protagonistëve edhe në bisedimet e Kosovës në Vjenë, kur diskutohej statusi përfundimtar i Kosovës, që rezultoi me pavarësinë e vendit në vitin 2008.
Haziri deklaroi se bisedimet e nisura që nga koha kur shefe e BE-së për Politike të Jashtme e Siguri ishte baronesha Catherine Ashton, janë përcjellë nga gjuha me dykuptimësi.
“Tani, disa nga këto marrëveshje të propozuara, që po fliten, kanë qenë të propozuara edhe në bisedimet e Vjenës”, tha ai.
“Është propozuar që Kosovës t’i jepet status i veçantë e jo i qartë, me të cilin Serbia do të pajtohej, që Kosova të integrohej në organizatat ndërkombëtare. Por ajo që e kishte thënë ish- presidenti Ahtisari me gjuhë të plotë e të qartë ishte se ‘nuk ka gjysmë shtatzëni, pra ose duhet të lind një shtet ose nuk do të lind asgjë”.
Megjithatë, Haziri tha se pranimi i Kosovës nga ana e Serbisë po ndodhë, sepse çfarëdo marrëveshje që nënshkruan, është një lloj pranimi indirekt.
Sidoqoftë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për transparencën në bisedimet Kosovë-Serbi, tha se iniciativa të tilla krijojnë një momentum dhe, sipas tij, po shihet se po shkohet drejt një situate krejt të re politike.
“Dhe tashmë kryeministri e ka kuptuar se transparenca është pjesa më e vogël e negociatave karshi atyre që i ka në negociata, sepse nuk janë gjithmonë të hapura, të njohura dhe nuk bëhen shumë publike”, tha Haziri.
Ai deklaroi se sa i përket kësaj pjese, LDK-ja si opozitë e ka kuptuar dhe tani e kupton kryeministrin, sepse e di që dialogu nuk ka alternativë.
“Pra ai e ka mbështetjen”, u shpreh nënkryetari i LDK-së. “Për herë të parë Kosova nuk ka parti politike, lëvizje apo grup parlamentar që është anti-dialog”.
“E për herë të parë nuk kërkohen transkripte të marrëveshjeve, por ato bëhen tani me twitter, ashtu si Borrelli me marrëveshjen e fundit që ka njoftuar me twitter”.
Lutfi Haziri deklaroi se kjo është e vërteta që do të ndodhë në këtë dialog. “E vërteta për marrëveshje gjithëpërfshirëse është më komplekse”. /rtk
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...