Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për Fondin e Sigurisë, vendim ky që e mori Qeveria Kurti, për të cilën tha se i është dukur si protagonizëm në kohë të luftës.
Haziri në T7 tha se nuk e sheh të arsyeshme organizimin për mbledhjen e fondeve për institucionet e sigurisë, ndërsa thotë që më e arsyeshme është ndihma për skemat sociale.
“Në fakt kur e ka përmend Behgjet Pacolli herën e parë m’u ka dokë si protagonizëm në kohë të luftës sepse çështja e sigurisë dhe uniformës është e ndjeshme për shkak të kallumës që e kemi pas. Por, me pas shtet sovran dhe buxhet sovran dhe me organizu aksione alternative për institucionet e sigurisë në këto rrethana është më shumë se protagonizëm, nuk po e shoh të arsyeshme, më e arsyeshme është me i zbut për skemat sociale.
Buxheti për institucionet e sigurisë mund të sigurohet me përqindje sipas GJDP që kërkon NATO-ja ose të përafrohet apo edhe me rritje të vazhdueshme të Buxhetit derisa të arrihet në pikën kur institucionet e sigurisë e marrin pjesën e vetë”, tha Haziri.
Ai tha se deputetët që dhanë mjete monetare për Fondin e Sigurisë kanë edhe të hyra të tjera, pasi sipas tij, të jepet një rrogë e plotë për fondin është përtej komoditetit, nëse nuk kë të hyra të tjera.
“Tani ndikimi i luftës në Ukrainë ka prek shumë shtresa të qytetarëve edhe te ne. Por, mos harroni se është lufta e një populli të lirë prej vitit 1991 ndaj një shteti që po e cenon tërësinë dhe qenien e tyre sepse nëse nuk mbrohet Ukraina sot, nesër nuk do të ketë Ukrainë. Ndërsa ne kemi qenë popullatë e robrume që kemi qenë kryengrit për me fitu dhe kryengritja jonë dhe e popujve për liri admirohen në cdo vend të botës. Ne jemi kryengrit si popull i robëruar.
E kemi buxhetin 100 milionë euro që i është destinu institucioneve të sigurisë, dhe e kemi inciativen për me grumbullu mjete. Të parët reaguan deputetët që kanë të hyra tjera, sepse me dhënë një rrogë të plotë është përtej komoditetit nëse ski të hyra tjera”, shtoi Haziri.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%