Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka paralajmëruar Qeverinë se Kosova ka hyrë në një fazë të pëlcitjes së problemeve sociale.
Haziri, përmes rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur se Qeveria Kurti po i politizon grevat
“Nëse i shantazhon punëtorët e arsimit e shërbyesit e shtetit me ndalje të pagës sikur që ishte deklarata e ministrit të Financave, e që sot është dita e tretë dhe punonjësit e shtetit të të gjitha kategorive nuk i kanë marrë ende pagat, ky është asgjë tjetër pos – POLITIZIM”, ka thënë Haziri.
Ai ka thënë se dialogu social është mekanizëm krejt tjetër.
“Ky dialog, nuk po ndodh nga përfaqësuesit e qeverisë me ata të sindikatave, përkundër inkurajimit dhe thirrjes nga ana e LDK-së. Në kontekst të kësaj, Kosova ka hyrë në një fazë të pëlcitjes së problemeve sociale dhe kësaj po i kontribuon Qeveria Kurti”.
Ai ka komentuar edhe një pamje të Rrahman Jasharajt gjatë një interviste, teksa kreut të SBASHK-ut i rrjedhin lotët.
“P.S. Tani Rrahman Jasharaj, i cili ia dha kontributin Mësuesit të Popullit, nuk mund të lëndohet nga askush që vjen nga ata që po administrojnë me Kosovën. Lotët e tij për nxënësit e tij, jo prej frikës!”, ka shkruar Haziri./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...