Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër Qeverinë Hoti, duke thënë se pandemia po menaxhohet në panik, në nivel vendi.
Në një prononcim për Mediafokus.info, Haziri ka thënë se situata po rrëshqet në padëgjueshmëri qytetare.
“Situata po del në padëgjueshmëri qytetare, në mënyrën qysh po menaxhohet. Nëse nuk marrin vendime në koordinim me kryetarët e Komunave, le ta dinë se unë si kryetar i Komunës nuk i ndahem qytetarëve të mi. Unë në ora 21:05 dalë e festoj në Gjilan ose marr pjesë në funerale sepse na kanë dhanë detyra pa kapacitete. Ne nuk jemi kryetarë me numëru kufoma, por me evitu kufoma”, ka thënë Haziri.
Ai ka dalë edhe kundër idesë që Kurban Bajrami të kremtohet përmes sistemit online.
“Ritualet fetare bëhen me motive dhe rregulla të caktume. Nuk bëhen me transmetim virtual. Duhet me gjetë mënyrën e me na i dhanë instruksionet qysh me kremtu sepse të premten është festa”, ka shtuar Haziri.
Ai ka kërkuar që të largohet ora policore për Gjilanin dhe të hapen cerdhet, shkollat e futbollit dhe bibliotekat, të cilat do të funksionojnë me rregulla strikte.
“Unë e di që ministri i Shëndetësisë shëndetin e qytetarit e ka prioritet, por janë edhe tre ministra që duhet të merren me probleme të tjera. Unë i bëj thirrje që të koordinohen dhe të mos na lënë problemet te dera”, ka theksuar nënkryetari i LDK’së.
Përndryshe, numri i përgjithshëm i qytetarëve të Kosovës të infektuar me COVID-19 brenda 4 muajve është 7.413, 4.027 janë shëruar, 3.201 raste janë aktive, derisa numri i viktimave ka shkuar në 185.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...