Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, që ishte edhe shef i shtabit zgjedhor të kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit, ka pranuar se kjo parti nuk ka arritur të del si e parë në zgjedhje.
Haziri në RTV Dukagjini ka thënë se Albin Kurti arriti të sjellë votën e partisë së tij në popullaritetin që ai vet kishte.
Ai ka thënë se LDK ka kryesuar deri në mesditën e së dielës, por sipas tij trendet ndryshuan më pas, duke e nxjerr Vetëvendosjen të parën.
Nënkryetari i LDK-së thotë se pavarësisht numrit të madh të votave nga diaspora dhe ato me kusht nuk presin ndryshim rrënjësor të rezultateve aktuale, e që do të mund të përmbysnin kryesimin e Vetëvendosjes.
Shef i shtabit zgjedhor të LDK-së ka thënë se fituesi i madh i këtyre zgjedhjeve është Vetëvendosje ndërsa fituesi i dytë është LDK-ja.
“Trendi gjatë këtyre 48 orëve të fundit është i qartë. Mund të ketë ndryshim të votave në promila por jo sa të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve”.
Haziri ka thënë se nuk do të ketë vështirësi në formimin e qeverisë pasi dy partitë kryesore bashkë me minoritetet do të përbëjnë shumicën kushtetuese prej 2/3.
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?