Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për situatën shëndetësore në të cilën po kalon Gjilani në këtë kohë pandemie.
Haziri, në RTV Dukagjini ka thënë se ka indikacione të mira që Komuna e Gjilanit po shkon drejta stabilizimit sa i përket rasteve të prekura me COVID-19.
“Kemi arritur të menaxhojmë situatën që infektimi të mos del nga tri shtëpi edhe pse duken më shumë”, tha ai.
I pari i Gjilanit ka thënë se pavarësisht se janë komuna e tretë e prekur nga coronavirusi, nuk presin ndihmë nga dikush.
“Nuk jam njëri nga kryetarët që pres nga dikush të mi zgjidh problemet e aq më pak qeveria. Nuk pres as për furnizime e shërbime tjera. Ne kemi alokuar mjetet tona duke ndarë edhe pako ushqimore për familjet në nevojë. Ne kemi furnizuar me mjete mbrojtëse edhe policinë, spitalin regjional, kemi ndihmuar Vitinë e Kamenicën. Kjo sëmundje nuk ka kufij komunal”.
“Nuk është koha për të vajtuar e aq më pak të presim që dikush të na zgjidh problemin me shkop magjik”.
Haziri thotë se shqetësuese është që “për dy bukë pesë persona dalin me veturë në qytet”.
Ai thotë se socializimi i madh i familjeve po i kushtin Kosovës në raport me coronavirusin.
“Në Gjilan një familje e ndarë në tri shtëpi është e tëra e infektuar nga një person. Kjo ndodh për shkak të komunikimit që ata kanë pasur vazhdimisht”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri.
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit