Për nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, kërkesa për shtyrjen e zgjedhjeve është e pakuptimtë.
“Virusi po tregon që është i pamëshirshëm në Gjilan. Kemi marr tre hapa. Hapi i parë është kujdesi maksimal, hapi i dytë është vaksinimi dhe deri sot më vaksinën e parë kemi mbërrit për 50% të vaksinimit dhe e treta është që të punojmë në rritjen e qendrave të vaksinimit. Por, shtyerja e zgjedhjeve është e pakuptimtë”, ka thënë Haziri në një intervistë për arbresh.info.
Në këtë intervistë, Haziri ka folur edhe për punën e Albin Kurtit si kryeministër në procese të rëndësishme të Kosovës deri sa ka theksuar se LDK-ë do të vazhdoj të jetë opozitë aty ku duhet.
“Do të vazhdojmë me bë opozitë me kulturën e LDK-së, ne jemi ma tolerant, ne flasim më fakte dhe s’marrim pjesë në garën e pështymës dhe ofendimit. Ne ja kemi votua Presidenten por s’pranojmë që të jemi as pjesë e opozitës e as nën hije të qeverisë”, ka deklaruar Haziri.
Derisa flet për Zgjedhjet Lokale 2021, ai është shprehur se Podujeva duhet të marr shembull humbjen që ka pasur Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan vite më parë kur strukturat e kësaj parti ishin të përçara.
“Besoj që rugovistat llapjan duhet me formu kulturën e unitetit atje. Po e marrë shembull se në vitin 2013 në Gjilan kemi qenë të përçarë e që na kanë kushtu me humbje. Uniteti jonë në vitin 2013 na ka bërë që mbase gjashtë vitesh të jemi fitueses duke kthye besimin e qytetarëve. Besoj që zotëri Veliu është aty dhe duhet të shfrytëzohet roli i tij për të ndihmuar zgjedhjen e Ekrem Hysenit për kryetar”.
Kryetari i Gjilanit, në një intervistë për arbresh.info ka treguar edhe rreth pritshmërive të LDK-së për zgjedhjet e 17 tetorit.
Sipas Hazirit figurat e reja për kandidatë për kryetarë të komunave të Kosovës janë ndryshime që presin të kenë rezultat, e të rikthejnë fitoren e LDK-së.
“Po presim aty ku ka qenë LDK-ja opozitë të rikthehen siç është rasti i Prishtinës. Sondazhet po e nxjerrin Përparim Ramën fitues. Pastaj kemi Ferizajn me Sibelin. Kemi Istogun, kandidatura e Ilir Feratit është e re por brenda familjes se LDK- së. Tek komunat ku LDK-ja ka qenë parti e tretë ne po synojmë të rikthejmë me kandidaturat e reja. Befasi ka qenë kandidatura e doktor Agollit në Mitrovicë. Besoj që ai ka me sfidua Agim Bahtirin që deri tash ka pas ndihmë nga LDK-ja.
Pastaj presim rikthim në Podujevë përmes doktor Ekrem Hysenit”, ka thënë Haziri.
Ai në këto zgjedhje po kërkon votat edhe për një mandat në krye të Gjilanit.
“Në Gjilan është mirëprit zgjedhja e një lidershipi të ri dhe mbështetja për Lumir Abdixhikun në Gjilan janë kapitale. Në këtë mandat jam kandidat përtej LDK-së, pasi qytetarët më kanë kërkuar të ri-kandidohem”./arbresh.info/
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë