Haziri: Nuk ka qeveri që mund ta ndalë autostradën Gjilan-Prishtinë

18:50 | 28 Shtator 2017
Arbresh.info

Në tubimin e mbajtur në Kmetoc, Verbicë të Kmetocit dhe Shillovë të Muhagjerëve, kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se do të vazhdoj ta ruaj programin e investimeve në infrastrukturë, në arsim, bujqësi e shëndetësi.

Ai ka falënderuar banorët e kësaj pjese për përkrahjen, përderisa tha se “në Gjilan nuk kanë vend ata që nuk e dinë sa çerdhe publike kemi”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Haziri pohoi se arsyeja që ka rikandiduar për kryetar të Gjilanit është që t’i ruaj projektet e mëdha multimilionëshe, të cilat do t’ia bëjnë më të mirë jetën qytetarëve, transmeton lajmi.net.

“Autostrada do të kaloj përskaj këtyre fshatrave, është një rreze e madhe dhe një interes i qytetarëve. Kjo zonë do të zhvillohet jashtëzakonisht shumë me ndërtimin e Autostradës. Po zotohem para juve se nuk ka qeveri që mund ta ndalë projektin më kapital të Gjilanit. Kjo është arsyeja që kam rikandiduar, që t’i ruaj investimet dhe projektet e mëdha për Gjilanin”, tha Haziri.

Në fund, simpatizatëve të LDK-së i është drejtuar edhe Ramiz Ramadani, kandidat për këshilltar komunal, i cili mban numrin 35.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme