Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në Zona B të Klan Kosovës, ka thënë se elektoratit ia kanë sqaruar lidhjet e koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës, qysh në fillim.
Ai ka deklaruar se me elektorat gjithmonë e bëjnë bilansin së bashku, njofton Klan Kosova.
“Në cdo rrethanë politike është thënë që Lidhja Demokratike të Kosovës nuk ka kauzë. Elektoratit do t’i themi të njëjtën gjë që ia thamë kur, edhe pasi i fituam zgjedhjet, e pranuam Bajram Rexhepin për kryeministër. Me anëtarësinë tonë bëjmë bilansin e arritjeve dhe caqeve. E kemi arsyetuar para saj bërjen e koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës”.
Haziri ka thënë se nëse ka zgjedhje të parakohshme në vend, LDK-ja do të shkojë në to me kryetar Isa Mustafën.
“LDK-ja i ka zgjedhjet në fund të vitit 2018. Nëse ndodhin zgjedhjet e parakohshme ne vazhdojmë me strukturën e njëjtë. Nuk mund ta ndërrojmë strukturën sa herë që mund të bëhen zgjedhje para kohe”.
Tutje Haziri ka theksuar që në zgjedhje të parakohshme nuk do të shkohet pa miratimin e LDK-së.
“Nuk mundet askush me i rrezu institucionet qeverisëse në Kosovë, në mënyrë të njëanshme ose pa marrëveshje me LDK-në. Ka zëra edhe në LDK kundër koalicionit me PDK-në. Ka skenarë, ka opsione dalëse që individë në strukturat e tyre mund të shohin, por kjo qeverisje është e programuar dhe janë pajtuar në atë kohë të realizohet ky program”./klankosova.tv
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...