Dega e Lidhjes Demokratike e Kosovës në Gjilan, menjëherë pas mesnatës ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 qershorit.
Menjëherë pas hapjes së fushatës, i pari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherit nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka përcjellë selame të forta për rivalët.
“Edhe njëherë nga Gjilani ju tregojmë të gjithë atyre që rrëzojnë qeveri sa herë duan dhe që për interesa të tyre partiake nxjerrin në Ramazan e Krishtlindje njerëzit në votime, se ne nuk i falim në këtë mision politik. Gjilanasit dhe mbarë Kosova nuk do t’ia falë asnjë minutë dhe asnjë votë”, tha Haziri.
Haziri ka nënvizuar se kalicioni LDK-AKR dhe të tjerët, është koalicion me qytetarët, për Kosovën, për integrime euroatlantike dhe koalicion, i cili, përfaqëson të ardhmen, vizionin zhvillimin dhe përfaqësimin qytetar më të sigurtë në Kuvend.
Haziri ka apeluar të gjithë qytetarët, veçanërisht votuesit e ri që të aktivizohen dhe të votojnë për Koalicionin e Besës dhe Shpresës, për ta zhvilluar vendin në të gjitha aspektet.
Krejt në fund, Haziri ka prezantuar kandidatët për deputetë nga radhët e LDK-së dhe aleatëve, për të cilët tha se janë padiskutim më të mirët dhe janë njerëz të dëshmuar e të pastër si loti.
Përndryshe, nga radhët e LDK-së në Gjilan garojnë për pozitën e deputetit, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi e Isa Agushi, përderisa nga koalicioni garojnë: Avdil
Halimi, Ismet Hajdini, Labinotë Demi Murtezi dhe Selvete Shurdhani.
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?