Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Gjilanit, Shefqet Mustafa, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Mustafa, transmeton arbresh.info.
Në telegram, thuhet “Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Gjilanit, ish-nëkryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të Lidhjes se Futbollit të ish-Jugosllavisë, Shefqet Mustafa”.
“Ai do të mbahet në mend si njëri nga njerëzit më të respektuar të Gjilanit, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shumë fusha për të mirën e përgjithshme. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve dhe farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e Hazirit. /arbresh.info/
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...