Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se sonte kjo komunë pritet ta mbyll çështjen e pandemisë së coronavirusit.
Haziri në RTV Dukagjini ka thënë se Gjilani nga sonte merr frymë më shlirë.
“Do të jemi ndër të parët nga komunat e mëdha që nuk do të kemi më persona të prekur me COVID-19”.
Duke folur për pasojat e pandemisë, i pari i Gjilanit ka thënë se ka një politikë diskriminuese nga institucionet qendrore në raport me bizneset që janë lejuar të operojnë.
Haziri thotë se komuna ka bërë shumë lirime sa i përket obligimeve komunale në këtë kohë pandemie për qytetarët dhe bizneset.
“Përkundrazi ne kemi subvencionuar 52 familje në pagesën e qerasë. Ne në këtë mënyrë kemi zbrazur arkën komunale”.
Kryetari i Gjilanit ka folur edhe për rastin tragjik që ndodhi me të riun nga Gjilani në qendrën e karantinimit.
“Familja po kalon momente shumë të vështira. Prokuroria ka autorizuar organet policore që të fillojnë hetimin”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri.
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty