Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka miratuar me shumicë votash kandidaturën e Avdullah Hotit për Kryeministër të Kosovës.
Zv. kryetari dhe njëherësh kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tregon se ka pasur vetëm dy vota kundër dhe një numër të vogël abstenim ndërsa pro kanë votuar mbi 115 anëtarë.
Lidhur me emrin e përzgjedhur për kryeministër, Haziri tha se është një zgjedhje e natyrshme pasi z. Hoti ka qenë zv. kryeministër i parë i nominuar nga LDK në qeverinë “Kurti”. Edhe pse emri i vetë Hazirit u lakua, ai thotë se nuk ka pranuar që të jetë kandidat në qeveri dhe në koalicionin e kaluar.
Ndërsa për mundësinë e kandidimit të Vjosa Osmani, e cila në zgjedhje ishte figura kryesore e partisë, Haziri u shpreh se, është qeveria që ka humbur votëbesimin dhe jo kryetarja e Kuvendit duke theksuar se, Osmani do të vijoi detyrën që mban.
Lidhur me mundësinë e votimit të qeverisë së re gjatë kësaj fundjave, kreu i Komunës së Gjilanit e cilësoi këtë gjë thuajse të pamundur për shkak se ende vijojnë negociatat.
“Përpjekjet për një qeveri të shumicës së re nuk janë të lehtë, nuk po shoh mundësi që shumë shpejt të arrijmë një shumicë të re dhe të votohet. Ka bisedime me grupe të vogla deputetësh. LDK ka vendosur disa prioritet programore, për profilin e ministrave dhe progamin qeverisë. Nuk do të jetë e lehtë, duhet të kenë nënshkrimin e 61 deputetëve”, u shpreh ai për euronews.al.
Lidhur me debatet se qeveria e re mund të jetë në shkelje me Kushtetutën, Haziri u shpreh se, nëse Presidenti apo Vetëvendosja e dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, atëherë LDK do të presë deri në dhënien e vendimit.
“Sipas bindjeve të mia nuk ka shkelje të Kushtetutës. Nuk ka rast në gjykatë pa ndodhur, pa pasur arsye. Nëse Vetëvendosja apo Presidenti i Republikës e dërgon lendën në Gjykatën Kushtetuese, ne presim”, deklaroi zv. kryetari i LDK.
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju