Google ADS

Haziri nënshkruan kontratën për rindërtimin e stadiumit në Gjilan, kosto 6.2 milionë euro

17:17 | 23 Tetor 2017
M. A.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sikur që edhe ka paralajmëruar ditë më parë, ka nënshkruar sot kontratën për investimin e projektit të Stadiumit të Qytetit i cili kap vlerën e përgjithshme prej 6.2 milion euro.

“Projekti i stadiumit të qytetit po nis ashtu siq edhe kemi planifikuar në planin e investimeve të Komunës së Gjilanit. Investimi i tij i përgjithshëm është në vlerë prej 6.2 milionë euro. Sot kemi nënshkruar vetëm faza e parë e cila është në vlerë prej mbi 3.1 milionë euro, gjithashtu edhe faza e dytë është e planifikuar që të investohet në vlerën prej rreth 3.1 milionë, që do të thotë se Gjilani përfundimisht po hynë në mesin e qyteteve me stadium modern dhe me standarte të sportit sipas UEFA-s dhe FIFA-a”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka potencuar se ky stadium në të ardhmen e afërt do të pres ekipe me renome në nivel evropian dhe më gjerë.

“Gjilani ka traditë të futbollit dhe ky projekt do të jetë krenari e madhe e qytetit dhe e sukseseve të klubeve sportive të cilat i falënderoj për punën dhe angazhimin që po japin vazhdimisht”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme