Google ADS

Haziri në Preshevë: Prishtina t’i kryejë obligimet ndaj shqiptarëve të Luginës

16:30 | 12 Prill 2017
M. A.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, po qëndron në një vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës, ku është pritur nga kryetarja Ardita Sinani me bashkëpunëtorë. Gjatë takimit, Haziri ka thënë se do të punojë dhe angazhohet që rasti i shqiptarëve të Kosovës Lindore të kuptohet drejt në Prishtinë dhe obligimet të zbatohen.

“Kuvendi i Kosovës e ka për obligim që t’i obligojë disa nga rekomandimet finale që të miratohen disa nga rekomandimet finale të Rezolutës, që kanë të bëjnë me hapjen e zyrave lidhur me të drejtat e qytetarëve këtu, rishikimi i ligjit të shtetësisë, në nenin i cili po shkakton probleme për marrjen e dokumentacioneve dhe banimit, duhet të ndodhë një aktivitet më i madh ekonomik përmes odave apo përmes bashkëpunimit ndërkomunal. Ne si Gjilan jemi të gatshëm që ta bartim interesin publikc të qeverisë së Kosovës dhe institucioneve tjera karshi realizimit të programeve qofshin në infrastrukturë, qofshin programe të përbashkëta që e trajtojnë ambientin, tretmanin e ujërave të zeza etj.”- ka thënë Haziri ndër të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme