Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook ka thënë se në zgjedhjet e fundit në Kosovë ka fituar opozita, e jo individi e as grupi politik.
Haziri më tutje është shprehur se “LDK ka vendosur standardin, cilido që e ka një votë më shumë, ai e udhëheq qeverinë”, transmeton arbresh.info.
Sipas tij, cilado parti që del fituese, duhet të sillen përgjegjshëm dhe kokulur karshi këtij rezultati sepse njerëzit kanë votuar për ndryshim.
Postimi i plotë:
Në Kosovë ka fitu opozita, jo individi e as grupi politik. Nëse e bëjmë një përkufizim, i bie që qytetarët e Kosovës kanë votuar për ndryshim dhe ia kanë besu LDK’së dhe LVV’së këtë rezultat.
Fitues të vegjël janë LDK dhe LVV. Ne po e presim rezultatin final të zgjedhjeve sepse votat nuk janë numëruar deri në fund.
Cilado parti që del fituese, duhet të sillen përgjegjshëm dhe kokëulur karshi këtij rezultati sepse njerëzit kanë votuar për ndryshim. Nuk kanë votuar as për individin e as për partinë politike. Na ka rastisë që jemi kamp opozitar dhe besimi është në subjektet tona politike.
LDK ka vendosur standardin, cilido që e ka një votë më shumë, ai e udhëheq qeverinë!
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se në zgjedhjet e fundit në Kosovë ka fituar opozita, e jo individi e as grupi politik.
Haziri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “LDK ka vendosur standardin, cilido që e ka një votë më shumë, ai e udhëheq qeverinë”. / arbresh.info.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...