Komuna e Gjilanit ka mbajtur sot ceremoninë e zhvendosjes së lapidarëve të Rexhep Malës e Nuhi Berishës me rastin e 18 vjetorit të çlirimit të kësaj komune.
Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri tha në këtë ceremoni se Rexhep Mala dhe Nuhi Berishja janë dy kolosë dhe kryengritësit më të mëdhenjë që ka pasur shqiptaria, shkruan arbresh.info.
Ai tha se Gjilanit dhe gjithë shqiptarët i gjunjëzohen Malës e Berishës.
“Këta dy gjilanas, dy njerëz që u përndiqen politikisht, ushtarakisht dhe dy nejrëz që dëshmuan se si duhet të luftohet padrejtësia. Ne i gjunjëzohemi Rexhep Malës për rezistencën e tij në burxhe dhe në luftë dhe Nuhi Berishës po ashtu”, tha Haziri.
Ai bëri të ditur se burgu famëkeq i Gjilanit do të hapet në ditët në vijim për vizitorë ku siç tha mund të shihet se çfarë kanë përjetuar shumë shqiptarë aty për shkak të rezistencës./Arbresh.info.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...